Zyrtare, Woodley vs. Till në UFC 228!
Pas dëmtimit të kampionit të përkohshëm të peshës “welter” Colby Covington, UFC ka zyrtarizuar ndeshjen e titullit mes Tyron Woodley dhe Darren Till për UFC 228.
Lajmi në fillim është raportuar nga ESPN, dhe më pas është konfirmuar nga presidenti i UFC, Dana White, i cili gjithashtu u shpreh se Covington do t’i hiqej titulli i përkohshëm.
Covington pritej të përballet me Woodley në muajt e ardhshën, por ai ka bërë një operacion në hundë që do ta mbajë larg kafazit për pak kohë.
Kështu që me operacionin e amerikanit, ka ardhur drita jeshile për supersfidën mes Darren Till dhe Tyron Woodley më 8 shtator në Dallas.
Lajmi erdhi si surprizë për tifozët e MMA, pasi Till herën e fundit ndaj “Wonderboy” Thompson nuk arriti të kapte peshën, megjithëse fitoi me pikë.
Kjo do të jetë hera e parë që Woodley do të futet në oktagon pas operacionit të shpatullës dhjetorin e kaluar.