Zyrtare, Romero vs. Whittaker 2 do të zhvillohet në UFC 225
Një revansh për titullin kampion i është shtuar eventit të Çikagos.
Rober Whittaker vs. Yoel Romero 2 do të zhvillohet në UFC 225, këtë e ka konfirmuar edhe UFC.
Whittaker mposhti Romero-n me vendim unanim në UFC 213 korrikun e kaluar duke rifituar titullin e përkohshëm të peshës së mesme. Që prej asaj kohe, Whittaker është kurorëzuar si kampioni zyrtar pasi Georges St-Pierre vendosi të dorëzonte titullin e tij pas fitores ndaj Michael Bispong në UFC 217.
Whittaker ka disa kohë që qëndron jashtë kafazit për shkak të një dëmtimi që mori në ndeshjen e fundit ndaj Romeros. Por tani mesa duket i është dhënë OK për të luftuar përsëri.
Ndërsa kubani Romero mposhti me lehtësi Luke Rockhold një muaj më parë por nuk ishte e sigurt nëse do të lejohej të ndeshej me Whittaker për shkak se nuk ishte në peshën e duhur për ndeshjen e fundit.
Por tani është zyrtare dhe tifozët e UFC mezi po presin të shohin këtë supersfidë që do të zhvillohet në Çikago.