Zyrtare, revanshi Haye-Bellew do të zhvillohet në Londër
December 6, 2017
0 comments
Share

Zyrtare, revanshi Haye-Bellew do të zhvillohet në Londër

Revanshi i peshave të rënda në boks mes boksierëve britanikë Tony Bellew dhe David Haye do të zhvillohet më 5 maj, në stadiumin “O2 Arena”të Londrës. Lajmin e ka konfirmuar pak minuta më parë Eddie Hearn, që po merret me organizimin dhe promovimin e kësaj sfide.

Kjo përballje e dytë duhej të ishte zhvilluar më 17 dhjetor, por Haye, ish-kampion bote në peshat e rënda, u dëmtua në krahun e majtë, duke detyruar organizatorët të anullonin sfidën. Vetë Haye pat thënë se palët po bisedonin që revanshi të zhvillohet në periudhën mars-maj të 2018-ës dhe tashmë më në fund kemi një datë: 5 maj 2018.

Posteri i revanshit Haye-Bellew

Sfida e parë mes dy boksierëve u zhvillua më 4 mars 2017, me Bellew që fitoi me “KO teknik” në raundin e 11-të, përballje ku Haye u dëmtua në “Thembrën e Akilit” dhe më pas u operua. Dy boksierët nisën menjëherë bisedimet për revanshin, duke rënë dakord për 17 dhjetorin, por dëmtimi i ish-kampionit të botës solli fillimisht anullimin e sfidës dhe sot vjen lajmi se revanshi do të zhvillohet më 5 maj të 2018-ës.

Nuk dihet nëse gjatë kësaj periudhe Bellew do të zhvillojë një përballje tjetër apo do të qëndrojë pushim deri në maj. “Tani kam një plan të qartë për të ardhmen. Jam i lumtur që më në fund kam një datë dhe do t’u jap fansave të mi një tjetër kënaqësi më 5 maj. Doja që këtë fitore ta arrija në dhjetor, por tani do të festoj Krishtlindjet me familjen time”, tha Bellew.

Bellew dhe Haye gjate duelit te pare

Në 5 vitet e fundit kam anulluar disa duele për shkak të dëmtimeve, por kjo më ka mësuar të rritem dhe kthehem më i fortë. Dhe si rezultat i bisedimeve vjen 5 maji, ku unë do të jem gati për t’u përballur, ku ne do t’u dhurojmë fansave një përballje të madhe. Në 2018-ën do të rikthehem dhe do t’u jap fansave duelin tim më të madh, në një mbrëmje që ata do ta mbajnë mend gjatë”, tha David Haye për fansat.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *