Zyrtare, problematiku Covington rikthehet ndaj Lawler në UFC Newark
June 26, 2019
0 comments
Share

Zyrtare, problematiku Covington rikthehet ndaj Lawler në UFC Newark

Ish-kampioni i përkohshëm i peshës velter Colby Covington mesa duket është mërzitur duke pritur të ndeshet për titullin e padiskutueshëm kampion dhe do të rikthehet në kafaz në muajin e gushtit.

Ai do të ndeshet në evenimentin kryesor të UFC Fight Night Newark, New Jersey më 3 gusht ndaj ish-kampionit të botës Robbie Lawler.

Zërat kishin disa orë që e konfirmonin këtë lajm dhe UFC e ka bërë zyrtare mbrëmjen e së martës.

Teksa kampioni aktual Kamaru Usman është i dëmtuar, po ashtu edhe Tyron Woodley, Covington dhe Lawler mesa duket do të ndeshen për të vendosur se cili do të ndeshet për titullin kur nigeriani Usman të rikthehet.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *