Zyrtare, Joshua-Pulev zhvillohet më 28 tetor, në Kardif
September 6, 2017
0 comments
Share

Zyrtare, Joshua-Pulev zhvillohet më 28 tetor, në Kardif

Ashtu sikurse edhe ishte përfolur kohët e fundit, Anthony Joshua, kampion bote në peshat e rënda në boks, do t’i mbrojë titujt e kategorive IBF dhe WBA me 28 tetor në Kardif, ndaj rivalit bullgar Kubrat Pulev. Lajmi është zyrtarizuar sot nga vetë boksierët, me Joshua që do të mbrojë titujt ndaj një rivali jo fort të vështirë. Për britanikun ky është një rikthim në ring që prej duelit të fituar ndaj Wladimir Klitschko, me të cilin u përfol se do të bënte edhe revanshin.

Joshua, deri më tani është i pamposhtur në ring, me 19 fitore, të gjitha me KO, një kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda. Ndërsa Pulev, 36 vjeç, është mandatuar nga IBF-ja për të dueluar ndaj britanikun dhe ka një rekord prej 25 fitoresh dhe vetëm 1 humbje, pikërisht ndaj Klitschko. “Më në fund pritja mori fund, tani di gjithçka për rivalin e ardhshëm. Përgatitja për fitoren e 20-të radhazi ka nisur dhe mezi po pres të mbroj titujt në Kardif”, u shpreh Anthony Joshua.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *