Zyrtare, Jedrzejczyk do të mbrojë titullin ndaj Rose në UFC 217
Një ndeshje e tretë për titull është shtuar në rikthimin e UFC në Madison Square Garden. Joanna Jedrzejczyk, kampionia e peshës kashtë (straw), do të mbrojë titullin ndaj Rose Namajunas në New York më 4 nëntor, këtë e konfirmoi vetë kampionia nëpërmjet faqes së Twitter të Fox Sport.
Jedrzejczyk (14-0) do të tentojë të barazojë rekordin e gjashtë mbrojtjeve radhazi të titullit pas fitoreve ndaj Andrade, Kowalkiewicz, Gadelha, Letourneau dhe Penne.
Namajuanas (6-3), e cila shihet nga Dana White si “Ronda Rousey e re”, do të ketë shansin për titullin kampion pas katër fitoreve në pesë ndeshjet e fundit. UFC 217 do të ketë edhe dy ndeshje të tjera për titull, atë midis Bisping vs St-Pierre për peshën e mesme, ndërsa Garbrandt do të ndeshet ndaj Dillashaw për peshën bantam.