Zyrtare, ish-kampioni i botës në UFC tërhiqet nga sporti
May 30, 2018
0 comments
Share

Zyrtare, ish-kampioni i botës në UFC tërhiqet nga sporti

Në moshën 39-vjeçare dhe me një karrierë të gjatë në artet marciale mikse, Michael Bisping ka vendosur që t’i thotë lamtumirë sportit. Ish-kampion bote në peshën e mesme, Bisping është një nga ikonat e këtij sporti, një nga kampionët e peshës së mesme, titull të cilin në fakt e humbi në nëntor të vitit të kaluar (zhvilloi 2 ndeshje për 20 ditë). Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Bisping deklaroi largimin e tij nga UFC-ja.

Kisha kohë që e kisha marrë këtë vendim, por po e shtyja publikimin e tij. Do të tërhiqem zyrtarisht nga sporti. Syri im vazhdon të ketë probleme të mëdha dhe pas ndeshjes me Kelvin Gastelim situata u përkeqësua. Vendimin përfundimtar për t’u tërhequr e mora pasi pashë filmin “Journeyman”, ku një boksier, në fundin e karrierës së tij, duelon për të fituar parà, por e sheh veten që ka probleme mendore dhe dëmtime në tru për shkak të karrierës së tij”, tha Bisping.

Më tej, sportisti britanik shtoi: “Mendoj se nuk ia vlen më që të dueloj. Jam gati 40 vjeç, kam një familje dhe në karrierën time kam arritur shumë suksese. Falënderoj të gjithë për mbështetjen që më kanë dhënë në gjithë këto vite”, tha Bisping, që në karrierën e tij ka arritur 30 fitore e 9 humbje në UFC. Në qershor të 2016-ës u bë kampion bote në peshën e mesme pasi mundi Rockhold, titull që e mbrojti vetëm një herë (ndaj Henderson) dhe më pas e humbi ndaj St.Pierre, në nëntor të 2017-ës.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *