Zyrtare, Cyborg vs. Kunitskaya, Edgar vs. Ortega në UFC 222
February 9, 2018
0 comments
Share

Zyrtare, Cyborg vs. Kunitskaya, Edgar vs. Ortega në UFC 222

Mesa duket UFC 222 është shpëtuar.

Disa ditë pas negociatave, UFC ka caktuar ndeshjet e Cris “Cyborg” Justino vs. Yana Kunitskaya për ndeshjen e titullit të peshës pupël të femrave më 3 mars në Las Vegas.

Ndeshja do të zëvendësojë eventin kryesor që është anuluar midis Max Holloway vs. Franckie Edgar për peshën pupël të meshkujve, që u anulua për shkak të dëmtimit të kampionit Holloway.

Për sa i përket Edgar, ai tani do të ndeshet me Brian Ortega në një ndeshje që nuk është për titullin kampion. Fituesi pritet të ndeshet me kampionin.

Cyborg vjen nga një fitore as vendimit unanim të gjyqtarëve ndaj Holly Holm në dhjetor. Ajo nuk ka humbur asnjë ndeshje në MMA që prej debutimit të saj në 2005. Kunitsaya (10-3) është ish-kampionia e peshës ‘bantam’. Ajo shpalli një muaj më parë se do të kalonte në peshën 145 pound.

Ky do të jetë debutimi i saj në UFC.

UFC 222 pritet të zhvillohet në T-Mobile Arena të Las Vegasit, dhe do të jetë pay-per-view që prej dhjetorit.

Zyrtare, Cyborg vs. Kunitskaya, Edgar vs. Ortega në UFC 222

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *