Zyrët e KOK-ut që po i japin forcë Federatës së Boksit të Kosovës! E kush po ia prish ëmbëlsirën?
March 6, 2020
0 comments
Share

Zyrët e KOK-ut që po i japin forcë Federatës së Boksit të Kosovës! E kush po ia prish ëmbëlsirën?

Në të katër anët është një shkëlqim brenda Komitetit Olimpik të Kosovës! Kurrë më i pashëm nuk ka qenë Komuniteti Olimpik i Kosovës.

Kur futesh brenda zyrëve të Komitetit Olimpik të Kosovës, është një aromë sportive, është një pamje e bukur, që nga karriget e buta e moderne, tavolinat e bukura, vitrinat me shkëlqim mirënjohje, drita reflektuese tipike sportive, me një prapavijë shkëlqimi, me një parket reflektues.

Është fat që Federata e Boksit e Kosovës e ka përball këtë institucion, që shumë herë i jep forcë jo vetëm për nga pamja moderne por edhe qetësia që mbretëron në këtë institucion me të urtin Besim Hasani, që është kryetar i Komitetit Olimpik dhe si gjithmonë, e ruan qetësinë dhe i buzëqeshur pavarësisht kritikave apo lavdeve.

Kur e kritikojnë Hasanin gëzohet shumë, sepse i shikon ato se vërtetë kanë apo jo të drejtë dhe kush po e kritikon. Edhe kur e kritikojnë pa të drejtë, prapë i merr me qetësi sepse për postin që e ka, e di se kritikat janë të paevitueshme. Ai për të gjithë nuk mund të jetë as nënë as  njerkë por e luan rolin që i takon të një diplomatit të rryer dhe i paanshëm, njeriu që di të buzëqesh edhe rivali është shumë nervoz, pak a shumë ia zbutë zemrën.

Ajo që shqetëson shumicën, në Bordin e KOK-ut, nuk kemi asnjë emër të madh të sportit, që kanë lënë gjurmë, as medalist olimpik, as medalist botëror, as evropian!

A thua, Kosova nuk ka pasur kurrë medalje ndërkombëtare, as në fund të viteve të 70-ta e as të 80-tat. Këtë bukuri magjepse që ka KOK-un, që duhet komplimentuar e duartrokitur pafund për organizim e për rregullim maestro të institucionit, paksa po ia prish mungesa e emrave të mëdhenj të sportit në bord. Eh, sikur të kishin edhe emra të mëdhenj të sportit në bord, vërtet nuk ishte ngrënë prej së ëmblit!

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *