Zymberi: Federata, a është e interesuar për medalje apo është kundër?
September 6, 2019
0 comments
Share

Zymberi: Federata, a është e interesuar për medalje apo është kundër?

Musli Zymberi, kryetar i Shoqatës së Trajnerëve të Boksit të Kosovës, si gjithmonë është zë kritik dhe kërkon që boksi të avancohet sa më lartë. “Federata, a është e interesuar për medalje apo është kundër? Më tutje do ta sqaroj pse e kam bërë këtë pyetje, është hera e tretë që Erdonis Maliqi merr pjesë në këto gara, por, është edhe hera e fundit që paraqitet në konkurrencën e yuthave (junior).

Kritika ime ka të bëjë me mos përgatitjen adekuate të përfaqësuesit (në këtë rast të Erdonisit), të cilit asnjëherë nuk iu dh mundësia të shkojë në ndonjë kamp, ku kishte me pas edhe sparingje edhe kushtet tjera për të arritur formën e duhur. Kam për të shtuar edhe shumë kritika,  për mos interesimin e federatës për boksierët e përfaqësueses, në rastin konkret për Erdonisin. Për këtë boksier ka qenë e domosdoshme përgatitja në ndonjë kamp, duke pas parasysh se për me qenë i përgatitur maksimalisht nevojiten tri parakushte e që janë: Stërvitje maksimale (ku nevojiten rekuizita, për forcë, shpejtësi, teknikë), ushqim kalorik (ku kaloritë e shpenzuara gjatë stërvitjeve duhet kompensuar) dhe mëse i nevojshëm pushimi, ku boksieri duhet të jetë sa më i freskët në stërvitje.

Erdonisi shtëpinë e ka larg palestrës, ardhja në këmbë në palestër, duke i ditur edhe temperaturat e larta gjatë këtyre dy muajve, është e kuptueshme se freskia nuk është në nivelin e dëshirueshëm. Vullneti nuk ka munguar as i boksierit e as i trajnerëve, por a do të jetë i mjaftueshëm vetëm vullneti i klubit, mendoj se jo. Unë mendoj që federata gjegjësisht personat me poste të larta ne federatë janë duke i neglizhu, jo vetëm tani por pothuaj në vazhdimësi këto gara të rëndësishme, si për boksier ashtu edhe për boksin Kosovarë.

Një tjetër rast që dua ta elaborojë është: Para dy viteve është mbajtur kampionati Europian për U-22, ku në atë kohë këtë moshë e kishte boksieri gjilanas Violant Sylejmani, të cilit nuk iu dha rasti që të jetë pjesëmarrës, me arsyetimin nuk ka të holla. Unë bëjë pyetje: A vetëm kur janë në pyetje boksierët e klubit boksit Drita po dalin këto barriera, apo është qëllim që të hakmerren në mënyrë indirekte ndaj kritikave të mia? (gjë që është shumë e pandershme të pësojnë garuesit shkaku i zërit kritik të trajnerit). Për fund, pyetja kryesore: A doni medalje nga kampionatet, Europiane e botërore?

Nëse po duhet ndryshuar qasjen, kështu është shumë vështirë për të arritur në majat më të larta. Kjo e nxit braktisjen e boksit, dukuri që tek ne është duke ndodhur. O duhet ndërruar mënyra o duhet bërë reforma, kjo gardë me këtë qasje janë dëshmuar se nuk do e ngrisin boksin as për së afërmi ku ka qenë”, shkruan Zymberi. (botasot)

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *