Zv. Drejtori i ARS, Izmit Nura pret kampionët e boksit
Zëvendës drejtori i Agjencionit për Rini dhe sport, Izmit Nura ka pritur sot në zyrën e tij boksierët e klubit të boksit “Çair “ të cilët në fundjavë arritën të fitojnë titullin – Kampion të Maqedonisë në konkurrencën ekipore.
Kryetari dhe trajneri i klubit, Faton Salihu, u shpreh i nderuar nga kjo pritje dhe i falënderoi Izmit Nura për këtë ftesë. “Zv drejtori i agjencionit për rini dhe sport, Izmit Nura sot bëri një pritje klubit tonë dhe na uroj për suksesin e klubit kampion ne ligen e pare të boksit ne Maqedoni. Në emër timin dhe të klubit të boksit Çair e falënderoi zv. drejtorin, Izmit Nura, për përkrahjen dhe bashkëpunimin qe na jep në këtë institucionin që ai drejton”, tha Salihu, duke shtuar se suksesi është edhe si meritë e punës së palodhur të trajnerëve, andaj ai falënderoi stafin e tij teknik Skender Jahiu, Isamedin Abduli dhe Xhafer Muhaxheri.
Nga ana tjetër, Nura tha se urimi i veçanet shkon për trajnerët e klubit te boksit dhe kryetarit te klubit për punën e tyre te palodhshme, transmeton portali për sporte luftarake “ArenaRing”.