Zovak: Burimin e respektoj si luftar por në ringun e Kërçovës do jap maksimumin
July 23, 2018
0 comments
Share

Zovak: Burimin e respektoj si luftar por në ringun e Kërçovës do jap maksimumin

Të shtunën në Kërçovë do të zhvillohet evenimenti i madh i sporteve luftarake Superpro Fight Night Uskana 1 ku do të ketë ndeshje në K1, Boks dhe MMA. Do të zhvillohen dy ndeshje për titull botë ku Shemsi Beqiri do të mundohet të mbroj titullin e 12 në karrierën e tij ndaj serbit, Vanja Dumitrov, kurse kërçovari që jeton dhe vepron në Zvicër, Burim Aliu do të mundohet të fitoj titullin kundër serbit, Antonio Zovak.

Ky i fundit ekskluzivisht për agjencinë për sporte luftarake “ArenaRing” u shpreh se në Kërçovë do të vijë për te treguar luftë të mirë, kurse kush është më i miri në të fiton. “Normal për tu ndeshur për titull botë gjithnjë është një arritje e madhe për çdo sportist dhe jam ndier shumë mirë kur ky duel më është ofruar. Deri tani kësi rasti nuk kam pasur dhe është për karrierën time një përparim i madh, andaj falënderoj organizatorin si dhe menaxherin tim”, thotë Zovak, duke shtuar se kundërshtarin e tij e njeh vetëm nga incizimet në Youtube.

“Burimin e kam përcjell nëpërmjet video inçizmeve dhe e kam vërejt se është një luftëtar më përvojë që ka fuqi dhe është shumë i shpejt. Moment interesant është se ai ka luftuar atëherë kur unë kam qen fëmijë, prandaj ka një respekt nga ana ime. E di se do jetë favorit në këtë ndeshje mirëpo unë do të jap maksimumin që publikut në Kërçovë ti japim një përballje interesante”. Ndryshe, serbi thotë se ndihet mirë dhe se do jep maksimumin.

“Për këtë ndeshje jam përgatit në klubin tim me shokët e mi që kanë ndihmuar në sparing e që të njëjtit poashtu do të ndeshen në Kërçovë. Me një fjalë jam i përgatitur maksimalisht fizikisht por edhe psiqikisht dhe mezi po pres që të ngjitëm në ring”. Antonio Zovak me sportet luftarake ka filluar të merret nga mosha 10 vjeçare dhe ka pasur 34 ndeshje Kickboksi ku prej tyre 12 disfata dhe 9 ndeshje MMA (3 disfata). Ai është kampion i shumëfishtë i Serbisë dhe Vojvodinës.

Biletat në shitje

Organizatorët kanë lajmëruar se tani më kanë filluar me shitjen e biletave për “Superpro Fight Night Uskana” dhe të njëjtat për momentin mund ti gjeni në pikat shitëse në Kërçovë  “Bllaca Travel and Tours” (në afërsi te “Berzës”) dhe “Ficon” (në afërsi të kafe Imperial), si dhe direkt tek organizatorët (Mustaf Aliu dhe Burim Aliu).

Çmimet:

-në tribun 600den (apo 10€)

-në ring 1200den (apo 20€)

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *