
Zhuta ndeshjen e parë në Minesota
Bokseri tani më i mirënjohur shqiptar, Fatlum Zhuta po e fillon vitin me një eveniment të madh duke zhvilluar ndeshjen e tij të parë për sivjet edhe atë në në Grand Hinckley- Kazino në Minesota më 18 Janar.
Zhuta potencon se ndeshja e radhës do të jetë një spektakël për të gjithë ata që do të jenë prezent në këtë eveiniment i cili organizohet në bashkëpunim me ‘’Greg Cohen Promotions’’. Kundërshtari ende nuk dihet mirëpo pritet në ditët e ardhshme të publikohet edhe emri i tij në “boxrec”, transmeton portali për sporte luftarake “ArenaRing”.