Zhuta: Fitoren ia dedikoj Zijadin Selës
May 24, 2017
0 comments
Share

Zhuta: Fitoren ia dedikoj Zijadin Selës

Strugani Fatlum Zhuta gjatë vikendit kishte pasur një paraqitje të shkëlqyer në Oregon të SHBA-së, duke mposht meksikanin Rafael Valensia ai ekskluzivisht për portalin Arena Ring ka zbuluar se këtë fitore ia dedikon Zejadin Selës.

“Ishte një kënaqësi të jesh në mesin e emrave të njohur të boksit botëror si Golden Boy dhe Top Rank. Sa i përket përballjes me meksikanin mund të them lirisht se aspak nuk e kam pas të vështirë pasi e studiova mirë kundërshtarin dhe ai spati mundësi aspak të më rrezikoj dhe për këtë dëshmoi rezultati përfundimtar nga gjyqtarët duke më dhënë fitore me vlerësim 40:35”, tha Zhuta, duke shtuar.

“Këtë fitore të madhe dua që t’ia dedikoj Zijadin Selës ku shpresoj të takoj verës kur do të jemë në vendlindje”, tha boksieri i njohur shqiptar, Fatlum Zhuta. Ndryshe, sipas Zhutës ndeshja e ardhshme është më 10  qershor në New Orleans, por kundërshtari ende nuk dihet. Ai ne fund ka falënderuar menaxherin Bill Mcdonald si dhe trajnerët Bret Sumer dhe Daniel Choi që e mbështesin shumë.

 

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *