Zhitia për “ArenaRing”: Ndjenjë e veçantë për medaljen evropiane
Reprezentacioni i Kosovës në karate (femrat), kanë zërë vendin e tretë në Kampionatin Evropian për rajonet, që u mbajt në Prishtinë gjatë fundjavës. Kosova në luftë për medaljen e bronztë e mposhti me rezultat 4:0, Sllovakinë.
Njëra prej atyre që ishte më meritorja për këtë triumf ishte edhe karateistja shumë punëtore, Gresa Zhitia e cila ishte në ekip me Adelina Rama, Fortesa Orana e Ari Shala. “Përgatitjet për këtë eveniment kryesisht i kemi zhvilluar në klubet amë, por kemi mbajt edhe disa ushtrime me federatën e Karatesë.
“Xhiron e pare kemi fituar Rumaninë me 2:0, pastaj kemi humbur nga Zvicra ku ato u shpallen edhe fituese te këtij kampionati . Kurse në repasazh per vendin e trete kemi fituar kundër Sllovakisë me 3:0”, tha Zhitia, duke shtuar se ky sukses i madh i jep atyre vullnet për të vazhduar me stërvitje edhe më intensive.
“Kjo garë u mbajt në vendin tonë dhe kjo më bën edhe më shumë krenarë që e arritëm këtë sukses. Për mua ka qenë ndjenjë edhe më e madhe pasi isha e fundit në paraqitjet dhe kjo është një ndjesi e papërshkrueshme, thjesht nuk përshkruhet me fjale”, tha për portalin e vetëm për sporte luftarake, “ArenaRing”, Gresa Zhitia.