Zeqiri, Ish kampioni i Kosovës po bën emër në Francë
June 6, 2018
0 comments
Share

Zeqiri, Ish kampioni i Kosovës po bën emër në Francë

Ish kampioni i Kosovës, Zeqir Laskovica, po bën karrierë në Francë. Ai gjatë qëndrimit tij 4 vjeçar sa është në këtë vend ka debutuar edhe në profesionalizëm duke realizuar deri më tani edhe 7 ndeshje, ndërkohë që ka arrit të bëhet edhe kampion i Francës në A KLAS. Tani Laskovica po përgatitet për ndeshjen e radhës dhe të njejtën do ta zhvilloj në Francë, por për shkaqe  teknike ende nuk e di emrin e kundërshtarit të tij.

“Në Francë kam të gjitha kushtet për të arrit suksese dhe këtë po e realizoj duke shënuar vetëm fitore. Tani më pret ndeshja e tetë në karrierë dhe jam duke u përgatit maksimalisht për  këtë duel se dua vetëm fitore”, tha Laskovica për “ArenaRing” i cili ndeshet kryesisht në Muay Thai. Ai shton se zakonisht përballjet e tij i ka në Zvicër dhe Francë kurse në të ardhmen beson se një ditë do të mbroj ndonjë titull edhe në vendlindjen e tij. Ndryshe, përveç sukseseve të Zeqirit, suksese po shënon edhe vëllai i tij Fetah Laskovica, me të cilit do të zhvillojmë në ditët e ardhshme edhe intervista ekskluzive ku do të njoftohemi më shumë me të arriturat e këtyre dy vëllëzëve që janë ambasador të popullit tonë kudo që po paraqiten.

Zeqir Laskovica

Vëllai – Fetah Laskovica

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *