Zeqir Leskovica djaloshi që po ndërton karrierë në Francë
June 13, 2018
0 comments
Share

Zeqir Leskovica djaloshi që po ndërton karrierë në Francë

 

Taiboksieri Zeqir Laskovica i cili me prejardhje është nga Ferizaj por që jeton dhe ushtron në Francë është një sportist i ri 20 vjeçar i cili po ndërton karrierë jashte vendit  Ai gjatë qëndrimit  4 vjeçar në Francë  ka debutuar edhe në profesionalizëm duke realizuar deri më tani edhe 7 ndeshje, ndërkohë që ka arrit të bëhet edhe kampion i Francës në A KLAS. Në intervistën për agjencinë për sporte luftarake “ArenaRing” ai thotë me sport ka filluar në KB Kastrioti ku edhe ka pasur ndeshjen e parë pas disa muajve ushtrime.

ArenaRing: Nga cila moshë keni filluar të merreni me sport, dhe pse zgjodhët bash këtë sport?

Leskovica: Qysh në fëmijëri kam qen një tip shumë i lëvizshëm dhe me energji të tepruar dhe kërkoja gjithnjë përballje luftarake dhe kështu në moshën 10 vjeçare vendosa që të futem një sporti luftarak. Kështu u regjistrova në klubin e boksit ‘Kastrioti’ nga Ferizaji ku ishin trajner Besnik Vranovci dhe Faton Xhakli e tjerë.

ArenaRing: Pas sa muajve stërvitje u futët në ring?

Leskovica: Ndeshjen e parë zyrtare e kam pas  disa muajve ku edhe arrita te triumfoj. Normal çdo fillim e ka edhe vështersitë e saj por tani ato janë të tejkaluar sepse kam edhe përvojën e mjaftueshme që të ndeshem pa problem.

Sa është I zhvilluar ky sport në vendin ku jeton?

Leskovica: Këtu ku jetoj unë ky sport është shumë i njohur, ndërkohë qe tek klubi ku ushtroj unë ‘Annecy club box borrak see dam’ ka disa kampion. Kemi kushtet e mira andaj edhe sukseset nuk po mungojnë.

ArenaRing: Sukseset e juaja ?

Leskovica: Edhe pse jam 20 vjeçar jam shumë i kënaqur me sukseset e mija sepse kam arrit që sot të ndeshem ne pro class A ku kam 7 ndeshje ku prej tyre pesë fitore, 1 barazim dhe 1 humbje. Edhe humbjen e para përshkak lëndimit në këmbë.

ArenaRing: Ndeshja e radhës dhe Planet e juaja për të ardhmen?

Leskovica: Ndeshja ime e radhës është planifikuar të jetë pas 1 muajve këtu në Francë mirëpo kundërshtarin ende nuk e kam fituar dhe pres në ditët e ardhshme të bëhet publike.

ArenaRing: Familja si e ka pranuar këtë sport dhe sa keni mbështetje?

Leskovica: Familja gjithnjë është kundër kur një fëmijë meret me sporte luftarake dhe normal edhe unë i kam pas vështërsitë e mija, mirëpo me kohë edhe ata u binden dhe sot kam mbështetje maksimale që i falënderoi shumë.

ArenaRing:Sa keni bashkëpunime me sportistët tjerë në Kosove – Shqipëri dhe jashtë saj?

Leskovica: Bashkëpunim nuk kam edhe shumë me sportistët shqiptar sepse në vendin ku jetoj ka shumë pak shqiptar që merren me këto sporte.

Ndjenja jote me e mire nga ky sport dhe me e keqja ?

Leskovica: Ndjenja ime më e mirë gjithnjë është kur fitoj, kurse e keqja kur lëndohem ose humbi takimin.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *