Zeneli triumfon në turneun “Adem Jashari”. Ismaili tekniku më i mirë
November 5, 2017
0 comments
Share

Zeneli triumfon në turneun “Adem Jashari”. Ismaili tekniku më i mirë

Boksieri shqiptar Krenar Zeneli është fitues i turneut ndërkombëtar “Adem Jashari” që e organizon Federata e Boksit të Kosovës. Reprezentuesi shqiptar i kategorisë 60 kg e fitoi turneun, pasi të dielën në finalen e madhe mposhti bullgarin Kiril Rusinov.

Ai ka treguar boks cilësor dhe me plotë meritë e mundi bullgarin. Reprezentuesi i Kosovës, Violant Sylejmani e mori çmimin e boksierit më të mirë vendorë, kurse tekniku më i mirë është zgjedhur Lulzim Ismaili nga Maqedonia.

Çmimi “Fair-Play” i ka takuar bullgarit Petar Belbero, kurse meçi më luftarak ishte ai ndërmjet Fisnik Muharremit të Kosovës dhe bullgarit Plamen Petkov. Ndryshe, trajneri i reprezentacionit te Maqedonise, Faton Salihu tha se medalje te argjend kane fituar Artan Aliu i cili ne finale humbi nga boksieri ma e mire i Kosoves, kurse Jasin Lama humbi me nje rezultat te ngushte nga boksieri i Shqiperise.

 

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *