Zeneli: Jam i motivuar fuqishëm për fitoren e dytë në Pro Boks
February 28, 2020
0 comments
Share

Zeneli: Jam i motivuar fuqishëm për fitoren e dytë në Pro Boks

Ilir Zeneli, boksieri i “ArenaRing Management Promotion”, më 28 mars do të zhvilloj ndeshjen e tij të dytë në boksin profesionist kurse kundërshtar i tij kësaj radhe do të jetë Darko Knazevic, një boksier me përvijë i cili në karrierën e tij ka zhvilluar 46 ndeshje. Iliri për këtë përballje kryesisht është përgatitur në Gjermani, kurse ka zhvilluar edhe një mini përgatitjet edhe me Arben Shemallarin me të cilin janë në një ekip. Me formën e tij është shprehur i kënaqur boksieri shqiptar dhe pret fitore.

“Kundërshtarin tim e njoh shumë mirë dhe e di që është më përvojë të madhe, mirëpo mua më duhet ngritje në rang listën botërore andaj nëse nuk ndeshem me të tillë do jesh shumë prapa. Kam besim tek menaxheri im Avdyl Salihu si dhe kam mbështetje nga familja, andaj do të boj çmos të vij deri tek triumfi. Shpresoj se nuk do të mungoj as përkrahja nga fansat e mi”, tha Zeneli, i cili në fund apeloj se të gjithë ata që dëshirojnë të mbështesin në sponzorizim ta kontaktojnë. Dueli  do të zhvillohet në Velbert të Gjermanisë dhe është caktuar të jetë 6 runde. Cekim se ndeshjen e fundit, Zeneli e kishte pasur para 2 muajve kur kishte mposhtur pa probleme boksierin serb, Vanja Dumitrov.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *