Zendeli nuk ndalet, shpallet edhe kampion i Maqedonisë
January 28, 2019
0 comments
Share

Zendeli nuk ndalet, shpallet edhe kampion i Maqedonisë

Gjatë fundjavës në Shkup u zhvillua kampionati zgjedhor në mundje (U23) ku u dallua me kualitetin e tij edhe një mundës kërçovar që madje arriti të shpallet edhe kampion në një peshë që nuk ishte e tij  pasi i njëjti kishte vetëm 83 kg, kurse triumfoi në 97kg.

Bëhet fjalë për anëtarin e KM Uskana,  Florim Zendeli i cili para 1 muaji ka debutuar me sukses edhe në MMA. Ai në fund të këtij aktiviteti u shpreh i kënaqur me atë që tregoi në dysheme, ndërkohe që falënderoi të gjithë ata që e mbështetën e sidomos menaxherin dhe njërin prej trajnerëve të tij që punuan në aspektin fizik e psikik, Valdet Bajramin.

“Falinderoi kryetarin e klubit, Fadil Azizi si dhe menaxherin dhe trajnerin tim, Valdet Bajrami për mbështetjen e fundit që po ma jep. Kemi plane të mira për të ardhmen ku përveç në mundje qëllimi im është të paraqitem me sukses edhe në MMA dhe emri im së shpejti do të shënohet edhe me aktivitet ndërkombëtare ku besoj fuqishëm se do kem sukseset e radhës”, tha Zendeli për portalin për sporte luftarake “ArenaRing”.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *