Zefi paralajmëron fitoren e katërt në Pro Boks
November 19, 2019
0 comments
Share

Zefi paralajmëron fitoren e katërt në Pro Boks

Edmond Zefi, boksieri kosovar që jeton dhe vepron në Çeki ka paralajmëruar tani më ndeshjen e radhës në boksin profesionist, kurse machmeker i kësaj përballje sërish do jetë Avdyl Salihu nga “ArenaRing Management Promotion”.

Sipas tij po shqyrtohen nga stafi teknik i Zefit tre boksier që vijnë nga Serbia, Bosnja dhe Kroacia dhe deri në fund të javës do të vendoset se me cilin kundërshtar i njëjti do të ndeshet më 30.11.2019 në Kladno të Çekisë. Nga ana tjetër, kosovari Edmond Zefi na tha se po përgatitet maksimalisht për këtë ndeshje dhe shpreson se do të realizoj fitoren e katërt në boksin profesionist. Cekim se ndeshjen e fundit Edmondi e zhvilloi në Zvicër ku kishte mposht me pikë serbin, Marko Petrovic.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *