Zbuloni shtëpinë përrallore më vlerë 26 milonë dollarë të Floyd Mayweather
January 4, 2018
0 comments
Share

Zbuloni shtëpinë përrallore më vlerë 26 milonë dollarë të Floyd Mayweather

Janë të shumtë pasanikët që shkojnë dhe jetojnë në Las Vegas, qytetin e kumarit, ku ndërtojnë vila të shtrenjta. Një prej tyre është edhe boksieri Floyd Mayweather, që po shijon tërheqjen nga sporti mes luksit të shfrenuar në vilën e tij përrallore.

Nga sfida me Conor McGregor, boksieri amerikan arkëtoi 350 milionë dollarë, ndërkohë që vetëm shtëpia e tij në Las Vegas ka një vlerë prej 26 milionë dollarësh. Boksieri 40-vjeçar tashmë jeton prej vitesh në këtë qytet, ku dhe ka hapur një lokal nate “Girl Collection”. Mayweather ka zbuluar sot pamje nga vila e tij përrallore “big boy mansion”, ndërkohë që disponon edhe një tokë në Majemi, me vlerë 7 milionë dollarë.

Vila madhështore e boksierit në Las Vegas ka një sipërfaqe prej 15 mijë metrash katrorë, ku janë 6 dhoma gjumi e 10 tualete, e pozicionuar në një nga zonat më të famshme të Las Vegasit. Në të është vendosur edhe një kinema familjare, ku mund të akomodohen rreth 50 persona, një dhomë e madhe koleksioni verërash dhe një “mini-dyqan” me ëmbëlsira. Një shtëpi ku ka gjithçka…

Kohët e fundit, Floyd Mayweather ka investuar 500 mijë dollarë, për të blerë një vilë edhe në Beverly Hills të Kalifornisë, një shumë e vogël, krahasuar me shifrën e 1 miliardë dollarëve që mendohet se është pasuria e boksierit amerikan. Një pasuri marramendëse, ashtu sikurse vila e tij madhështore në Las Vegas.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *