Zbulohet data e supersfidës së gjigantëve Fedor vs Sonnen
Dy peshat e rënda të Bellator Fedor Emelianenko dhe Chael Sonner do të ndesheshin në gjysmëfinale, kjo dihej. Por ajo që nuk dihej ishte data, e cila është konfirmuar ditën e enjte.
Fedor vs. Sonnen do të zhvillohet më 13 tetor në New York!
Evenimenti pritet të zhvillohet në NYCB të Nassau Veterans Memorial Coliseum në Long Island të New York dhe pritet të transmetohet nga Paramount.
Një tjetër gjysmëfinale interesante pritet të ndodhë një ditë më parë mes Matt Mitrione dhe Ryan Bader.
Presidenti i Bellator Scott Coker kishte deklaruar se po planifikonte ndeshjen në muajin tetor, dhe tani është konfirmuar.
Fedor dhe Sonnen janë dy legjenda të gjalla të sportit të MMA. Të dy konsiderohen si ndër më të mirët të historisë dhe ndeshje e tyre pritet me padurim nga bota e këtij sporti.