Ylli Rashiti kërkon fitore ndaj Pata Aduashvili
Më 23 shtator në Zvicër do të zhvillohet një aktivitet interesant “Fight Night” ku do paraqiten shumë luftëtar të kikboksit por edhe boksit.
Njëri prej atyre që madje do jetë ylli i mbrëmjes është edhe Ylli Rashiti i cili për kundërshtar do ketë Pata Aduashvili nga Gjeorgjia. Rashiti për portalin për sporte luftarake “ArenaRing” tha se kundërshtarin e njeh shumë mirë dhe është një boksier i njohur.
“Kundërshtari im deri më tani ka mbi 40 meçe dhe është shumë cilësor sepse ka boksuar në të kaluarën edhe me boksier si Firat Arslan e Enrico Kölling. Unë përgatitjet për këtë ballafaqim i kam zhvilluar në Zvicër aty edhe ku jetoj. Të njëjtat i kam zhvilluar me intensitet të shtuar sidomos në 9 javët e fundit dhe po bëj stërvitje me vëllain tim Blerim Rashiti, i cili është ish kampion i botës në Kikboks dhe Shemsi Gashin ish boksier i Prishtinës i cili ka arrit shumë suksese në karrierën e tij”, tha Rashiti, duke shtuar se organizator i kësaj ngjarje është Skender Shahinaj dhe Mentor Morina.