Ylli i ardhshëm i boksit
May 30, 2019
0 comments
Share

Ylli i ardhshëm i boksit

Eddie Hearn, menaxheri dhe promotori i njohur i boksit, mendon se boksieri 20-vjeçar amerikan Devin Haney është që tani një yll i ringut dhe se shumë shpejt do të bëhet një kampion i shumëfishtë i botës. Haney arriti një fitore spektakolare në duelin e tij të fundit, atë ndaj Antonio Moran, duke e mposhtur rivalin me “KO” në duelin e zhvilluar më 25 maj, në Maryland të Amerikës.

Boksieri aktualisht duelon në peshën e lehtë dhe është në “top-10” boksierët më të mirë të këtij Divizioni. Në sfidën e fundit ai mposhti në raundin e shtatë Maran, të cilin më parë e pat hedhur në tapet edhe në raundin e pestë. Paraqitje që kanë bindur Hearn t’i bëjë boksierit 20-vjeçar një parashikim të ndritur për të ardhmen.

E pabesueshme. Nëse kemi një boksier të këtij niveli, do të thotë se kemi një yll të ardhshëm, për të cilin do të çmenden të gjithë. Amerika ka një yll të ri në boks dhe të gjithë duhet t’i qëndroni pas. Është 20 vjeç, ka një rekord prej 22 fitoresh e asnjë humbje. është një boksier i talentuar, që ka shumë cilësi të mira”, tha Hearn.

uke iu referuar duelit të fundit të Devin Haney, menaxheri tha: “Ishte si të shihje një artist duke piktuar një vepër arti të mrekullueshme dhe në fund hodhi firmën e tij në pikturë dhe tha natën e mirë. Ai është kampioni i ardhshëm i botës. Do ta shijojmë për shumë vite një kampion të tillë, duke fituar tituj në shumë Divizione”.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *