
Ky është njeriu i vetëm që hedh në tapet kampionin e botës
Khabib Nurmagomedov ka se çfarë të mësojë nga babai i tij. Rusi është kampion bote në peshën e lehtë dhe në kafaz është e vështirë për rivalët ta hedhin “KO”. Kjo edhe për faktin se ai ka qenë një mundës dhe ka aftësi të mira mbrojtëse.
Gjithsesi, një njeri i di sekretet e Khabib dhe ai është Abdulmanap Nurmagomedov, babai dhe trajneri i kampionit rus. Në një video që ai ka postuar në “Instagram” ka treguar forcën e tij në një “duel” trup më trup me Khabib. Ai gati sa nuk e ka rrëzuar kampionin e botës.
Abdulmanap Nurmagomedov, 56 vjeç, e ka stërvitur djalin e tij që në moshë të vogël, ndaj dhe marrëdhënia mes tyre është shumë e fortë. Duket se dyshja ka nisur sërish nga puna për t’u përgatitur për sfidën e radhës së kampionit të botës, që pritet të rikthehet në kafaz në shtator.