Xhudoja botërore nominon Majlindën për “kampione” të ciklit olimpik
June 11, 2017
0 comments
Share

Xhudoja botërore nominon Majlindën për “kampione” të ciklit olimpik

Federata Ndërkombëtare e Xhudos (IJF) do të shpërblejë për herë të parë xhudistin dhe xhudisten më të mirë të një cikli olimpik.

Majlinda Kelmendi është në mesin e të nominuarave për këtë çmim, i cili do të mbahet më 27 gusht.

“Federata Ndërkombëtare e Xhudos ka kënaqësi t’iu ftojë për galan e 65-vjetorit të IJF-së, që do të mbahet më 27 gusht 2017 në Budapest të Hungarisë, ku ne do të shpërblejmë xhudistët më të mirë për periudhën 2012-2016. Ju jeni në mesin e të nominuarve”, presidenti i IJF-së, Marius Vizer.

Theksojmë se pejania mund të kthehet me dy trofe nga Budapesti i Hungarisë, ku në fund të gushtit do të paraqitet në kampionatin botëror të xhudos.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *