Xhudistja, Berna Sherifovska, po mahnit edhe në sferën e manikenizmit
Njëra prej xhudistëve më të mira në Maqedoni, Berna Serifovska, përveç se është e njohur në sport, ajo kohën e fundit ka filluar të bëjë emër edhe në sferën e Modës, ku madje është modele e disa firmave të njohura vendore por edhe ato ndërkombëtare.
Kjo vërehet edhe nga fotot e saja speciale që i ka bërë, ndër to edhe asaj të fundit për stilisten Biljana Karan për editorialin që pati në Amerikë. Kampionia e shumëfishtë e Maqedonisë dhe fituesja e shumë medaljeve ndërkombëtare, për portalin “ArenaRing”, ekskluzivisht u shpreh.
“Manikenizmi tek unë ka ndodhur rastësish, ku debutimin e pata tek një agjenci për foto sesion për Swarovskin si dhe për Unique dhe mandej ofertat nuk ndaleshin pasi tek unë panë diçka të veçantë. Jam e gëzuar që kam suksese në pistat e manikenizmit, por prapë se prapë për mua sporti do të jetë synimi kryesor në jetë dhe kjo do jetë më shumë si hobi”, deklaron Sherifovska, duke vazhduar se qëllimi i saj është medaljet evropiane e botërore.
“Momentalisht kam një pauzë pa dëshirën time sepse kam pasur të lënduar dorën dhe shumë shpejt do të filloj përgatitjet për kampionatin ballkanik, kurse më pas do të vazhdoj për Kupën evropiane në Rumani si dhe për kampionatin evropian e botëror. Për këto evenimente përveç se po punoj me trajnerët e klubit do të përgatitem edhe me Gabriel Sapta, ekspertin që e ka sjell federata e xhudos”, tha Berna Sherifovska.
Ju lutem shperndaje kete lajm qe te perkrahim sportistet tane kudo qe jane – Stafi i “ArenaRing”