Xhudistet e kombëtares së Kosovës shkëlqejnë në Spanjë
June 27, 2018
0 comments
Share

Xhudistet e kombëtares së Kosovës shkëlqejnë në Spanjë

Xhudistet e kombëtares së Kosovës shkëlqejnë në Lojërat Mesdhetare Tarragona 2018, që mbahen në Spanjë. Distria Krasniqi (-52 kg) dhe Nora Gjakova (-57 kg) po dëshmojnë klasin botëror. Përzgjedhësi Driton Kuka pa dyshim se është i ngazëllyer me suksesin e madh të vashave tona. “Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova i kanë siguruar medaljet e para Kosovës nga Lojërat Mesdhetare Tarragona 2018. Xhudistet tona me sukses kaluan edhe sfidat gjysmëfinale në kategoritë -52 kg dhe -57 kg.

Distria në gjysmëfinale mundi turken, Irene Korkmaz, pasi kjo e fundit u pezullua për shkak të tri vërejtjeve. Nora triumfoi maestralisht me Ippon, ndaj tunizianes, Gkohran Khelifi”, bëhet e ditur nga Komiteti Olimpik i Kosovës.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *