Xhoxhaj: Jam i përgatitur maksimalisht dhe pres fitore
February 14, 2018
0 comments
Share

Xhoxhaj: Jam i përgatitur maksimalisht dhe pres fitore

Për nder të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, më 17 Shkurt në Glattbrug afër Cyrihut , do të organizohet mbrëmja “Boxing Night Ziruch”, me protagonisti kryesor Labinot Xhoxhaj i cili do të ndeshet me Joszef Darmos i cili vjen nga Hungari. Për këtë ndeshje, Xhoxhaj thotë se është përgatitur maksimalisht dhe pret fitore.

“Përgatitjet për këtë duel mund të them lirisht se kanë shkuar shumë mirë dhe ndihem në formë të shkëlqyer. Unë dhe stafi im e kemi analizuar shumë mirë kundërshtarin dhe jam i vetëdijshëm që s’ka me qen duel i lehtë për mua, por jam i bindur se do të arrij deri tek triumfi”, deklaroi për portalin për sporte luftarake “ArenaRing”, Xhoxhaj Ndryshe, në këtë pektakël në ring do të paraqitet edhe  Ramadan Hiseni I cili do të ndeshet me Robakidze Nodari (Gjeogji).

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *