Xhavit Visoka analizë ndeshjes Krasniqi – Abraham
April 23, 2017
0 comments
Share

Xhavit Visoka analizë ndeshjes Krasniqi – Abraham

Ish kampioni i shumëfishtë i Kosovës dhe fitues i shumë turneve në boksin amator por i zoti ishte edhe në atë profesional,Xhavit Visoka, ishte ai i cili poashtu pati disa analiza për ndeshjen e zhvilluar të shtunën ndërmjet Haxhi Krasniqit dhe Abraham, ku ky i fundit fitoi me pikë. Më poshtë ju sjellim analizën e tij.

“Haxhi Krasniqi ka boksuar me një Boksier te rangut 1 ne Bote,i cili u kthye shume stabil prapë ne ring.

Dy  herë Kampion Bote dhe 14 herë ka mbrojt titullin. Nga ana tjetër, Haxhiu edhe pse kishte zbrit shume peshë u tregua super ne formë.

Sipas mendimit tim 7 rundet e para ishin ne favor te Haxhis, ku ka boksuar me një taktik moderne. Por shihej çart qe per shkak te heqjes se peshës i mungonte edhe fuqi.

Runda e 8 ,9 dhe 10 sipas mendimit tim ishin barabartë. 11 ishte per Abrahamin kurse e 12-ta ishte pothuajse e Haxhis.

Referi nga Italia është e çart qe gjithmonë është kundër Shqiptuarve se janë Italian. E për Spanjoll besoj qe  nuk duhet komet, Gjithmonë pro serb.

Po te ishte titulli vakant (i lire ) meçin do duhej gjithsesi ta fitonte Haxhia.

Por duhet te merret parasysh te mposhtesh nje Boksier te rangut Botëror sikur Abraham duhet me te vërtet te mposhtesh me KO ose bindshëm, sidomos kur janë Referat Anti Shqiptar sikur ai Italian dhe Spanjoll.

Shume Komente shume fjalë Banale janë aq te nivelit te ulet me i lexu sa qe me te vërtet ta prishin edhe tripin. Por teknologjia ka arrit sa qe edhe njerëz pa shkollë kanë mundësin mu kyç ne internet e me fy. Dëgjon gjenie ma te forta se Forca e bën Fuqinë…..

 

Respekt per Haxhiun se disa Boksiera te vetëshpallur Kampiona as ne ëndërr smujn me pa atje ku ka arrit Haxhia.

Respekt sidomos per këngën e zgjedhur nga vet ai gjate hyrjes ne ring.

Suksese Haxhis te mëtutjeshme”, përfundoi Visoka.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *