Xhaferi kryetar, Rexhepi e Ramuka nënkryetar të rinj të K.M. “Tefejuz”
Nusret Xhaferi është emëruar kryetar i klubit të mundjes “Tefejuz” nga Shkupi, në kuvendin e rregullt që është zhvilluar të enjten në mbrëmje.
Nusret Xhaferi, kryetar i KM Tefejuz
“Allahut i qofshim falë. Sot kryesia e Klubit Mundjes ‘Tefejuz’ më dha besimin, duke më emëruar kryetar i K.M Tefejuz. E falënderoj të gjithë këshillin drejtues që më dhanë përkrahjën. Në emër të Allahut gjithë së bashku do të punojmë për të arritur rezultate europiane, botërore si dhe olimpike. Shpresojmë në kushte më të mira gjatë stërvitjeve në klubin tonë, mundësve të palodhur ju dëshiroj shëndet dhe suksese në punë”, ka shkruar kryetari I ri Nusret Xhaferi në llogarinë e tij në facebook.
Koordinatori Nazmi Ali dhe Artan Rexhepi, nënkryetari i KM Tefejuz (d)
Në kuvend janë zgjedhur edhe dy nënkryetar dhe ata janë: Naim Ramuka dhe Artan Rexhepi.
“Falënderoj kryesinë e klubit tim ‘Tefejuz’, trajnerin tim Nazmi Ali, që pas 11 viteve, ku garova si mundës, sot më dhanë besimin të zgjidhem nënkryetar i klubit. Nder i madh për mua që jam pjesë e stafit të kryetarit Nusret Xhaferi. Shpresoj që së bashku do të mundohemi të sigurojmë kushte më të mira për stërvitje dhe ëndrrat tona që ne i patëm për të pasur kushte më të mira t’ua realizojmë mundësve të rinj dhe ti përsërisim sukseset e legjendës sonë të gjallë, përkrahësin më të madh të klubit, Shaban Tërstena”, ka shkruar në facebook, Artan Rexhepi, nënkryetar i ri.
Drejtor i klubit është emëruar Muhamed Xhoni, kurse kordinator i pazevendësueshëm trajneri Nazmi Ali. Këtij të fundit do t’i ndihmojnë trajnerët: Idriz Kurtishi, Rexhep Asani dhe Ridvan Salievski. Ndërsa kampioni olimpik Shaban Tërstena me përvojën e tij do të ndihmojë mundësit e rinj. Në kryesinë e klubit janë Bilgin Xhelajdin, Abil Veseli, Zulkan Veseli, Qazim Rexhepi, Muamed Ebipi, Idriz Kurtishi dhe Vedat Lutfiu.