Xhaferi: Jemi të kënaqur me sukseset e KM “Tefejuz”
February 19, 2018
0 comments
Share

Xhaferi: Jemi të kënaqur me sukseset e KM “Tefejuz”

Klubi i mundjes “Tefejuz” nga Shkupi ka shënuar sukses në kampionatin zgjedhor për kadet dhe senior, i cili gjatë fundjavës u zhvillua në Shtip.

Në konkurrencën e kadetëve, ata fituan katër medalje të arta, një të argjendtë dhe një të bronztë, ndërsa në atë të seniorëve tre vende të dyta dhe një të tretë.

Në garën ekipore, K.M. “Tefejuz” u renditë në vendin e dytë në konkurrencën e kadetëve dhe në vend të tretë tek seniorët.

“Si klub jemi shumë të kënaqur me suksesin e arritur në këtë kampionat. ‘Tefejuz’ dominoi tek kadetët me pesë finalist, prej tyre katër dolën të artë. Ndryshe thënë gjysmat e medaljeve të arta i kemi fituar ne, kurse gjysmat e medaljeve të tjera i kanë ndarë klubet tjera në Maqedoni”, tha kryetari i klubit, Nusret Xhaferi.

Rezultatet tek Kadetë:
Zulqifli Asani 45 kg vendi II
Aid Salihasi 48 kg vendi I
Rexhep Ajdari 71 kg vendi I
Adem Asani 80 kg vendi I
Jusuf Pajaziti 92 kg vendi I
Edon Cakolli 51 kg vendi III

Rezultatet tek seniorët:
Amar Murati 57 kg vendi III
Bajram Ajdari 79 kg vendi II
Bujamin Nuishi 86 kg vendi II
Shukri Asani 97 kg vendi II

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *