Woodley “mbyt” Till në raundin e dytë dhe mbron titullin kampion
September 10, 2018
0 comments
Share

Woodley “mbyt” Till në raundin e dytë dhe mbron titullin kampion

Tyron Woodley ka mbrojtur me sukses titullin e tij në peshën velter për të katërtën herë radhazi duke mposhtur me submission yllin anglez Darren Till në UFC 228 Dallas, Teksas gjatë orëve të para të mëngjesit.

Kjo ishte fitorja e parë e Woodley me submission në 11 fitoret e tij në UFC.

“Tyron ishte më i miri sot, janë gjëra që ndodhin,” shprehet Till pas ndeshjes. “Jam i zhgënjyer. Të dhemb shumë,” shton djaloshi nga Liverpool.

Till është kapur nga një e djathtë e rrufeshme teksa po mundohej të ngushtonte distancën në raundin e dytë. Woodley pas një momenti “ground and pound” arrin ta mposhtë me një mbytje “D’arce”, e cila detyroi Till të dorëzohej.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *