Woodley mbron titullin, Cyborg kampione në peshën “pupël”
July 31, 2017
0 comments
Share

Woodley mbron titullin, Cyborg kampione në peshën “pupël”

Një nga sfidat më të shumëpritura në UFC-214 të zhvilluara në Kaliforni ishte ajo që nxori kampione bote të peshës “pupël” brazilianen Cris “Cyborg” Justino. Ajo mposhti me “KO” në raundin e tretë rivalen e saj Tonya Evinger, duke marrë titullin kampion bote që ishte vakant, për herë të parë në karrierën e saj. Një përballje e fortyë mes dy sportistesh kampione në artet marciale mikse, por Cyborg ishte më e “egër” në kafaz, duke i prdorur me sukses të dyja duart në sulmet ndaj rivales së saj. Evinger rezistoi mirë dy raundet e para dhe synonte ta zgjaste sidën, por në raundin e tretë ajo u duk e lodhur dhe e pafuqishme. Një goditje e fortë me gjy nga ana e Cyborg hodhi “KO” Evinger, duke detyruar gjyqtarin të ndalë ndeshjen.

Sfidë për titullin kampion bote në peshën “welter” në UFC-214 ishte edhe ajo që nxori kampion Tyron Woodley, që mundi me vendim unanim të gjyatarëve Demian Maia (50-45, 49-46 dhe 49-26 vendimi i gjyqtarëve). Woodley mbron kështu titullin kampion bote të pësaj peshe, në një ndeshje të ekuilibruar dhe ku vendosi përvoja e 35-vjeçarin amerikan. Të dy sportistët adaptuan më së shumti taktikën e kundërsulmit, por pas 45 sekondash duel Maia pati një dëmtim në sy dhe në fund të duelit fytura e tij ishte e shpërfytyruar. Braziliani tentoi disa herë të hidhte “KO” Woodley, por pa sukses, pasi amerikoani ishte i shpejtë dhe asnjëherë nuk u vu në rrezik. Ai i shkaktoi mjaft dëmtime edhe falë një grushti të fuqishëm në fillimin e raundit të dytë, duke e merituar fitoren.

Nga dueli mes Woodley dhe Maia

Tyron Woodley konfirmohet kampion bote

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *