Woodley konfirmon: Rivali im i radhës do të jetë Nate Diaz
February 7, 2018
0 comments
Share

Woodley konfirmon: Rivali im i radhës do të jetë Nate Diaz

Kampioni i botës në peshën “welter” në artet marciale mikse, Tyron Woodley, ka bërë me dije sot se do të mbrojë titullin kampion ndaj Nate Diaz. Një përballje që ka kohë që përflitet, por që UFC-ja e ka hedhur poshtë si ide. Por Woodley, që në korrik të vitit të kaluar ka mbrojtur për herë të fundit titullin, shprehet: “Unë besoj se dueli me Diaz do të ndodhë. Madje do të ndodhë këtë vit, madje ai do të jetë rivali im i radhës, pasi edhe njerëzit e dëshirojnë këtë sfidë”, u shpreh kampioni amerikan gjatë një interviste për ESPN.

Sportisti i arteve marciale mikse Nate Diaz

Më tej, kampioni amerikan I arteve marciale mikse shtoi: “Kemi nisur bisedimet për një përballje të mundshme në korrik. UFC ia ka ofruar Diaz këtë përballje, ndaj besoj se këtë vit do të zhvillohet kjo sfidë mes nesh. Jam i sigurt se unë do të rikthehem në kafaz me këtë duel të madh. Unë vë bast shtëpinë time që do të dueloj me Diaz në rikthimin tim”, tha Woodley. Edhe vetë Nate Diaz ka deklaruar pak kohë më parë se synon të rikthehet në kafaz këtë vit pas dy vitesh pushim, që kur humbi revanshin me irlandezin Conor McGregor.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *