Wilder zbulon sekretin: Ja kur do të zhvillohet sfida me Joshua
May 17, 2019
0 comments
Share

Wilder zbulon sekretin: Ja kur do të zhvillohet sfida me Joshua

Boksieri amerikan Deontay Wilder, kampion i botës në peshën e rëndë në kategorinë WBC, në prag të duelit që do të zhvillojë më 18 maj ndaj Dominic Breazeale, ka folur në lidhje me një përballje të madhe për unifikimin e titujve të këtij Divizioni ndaj Anthony Joshua (britaniku mban titujt e kategorive WBA, WBO dhe IBF).

Janë shumë njerëz të përfshirë në këto bisedime dhe bëhet shumë zhurmë mediatike, e cila shpresh prish punë. Të gjithë flasin, japin mendimin e tyre dhe krijojnë konflikte të kota, duke penguar duelin. Kur çdo gjë të bëhet në mënyrë sekrete dhe me qetësi, atëherë ju garantoj se sfida do të zhvillohet”, tha Wilder.

Siç ndodhi në duelin me Tyson Fury. Asnjë nuk e dinte se ky duel do të ndodhte. Gjithçka u mbajt në fshehtësi dhe kjo për asnjë arsye madhore, ndaj marrëveshja u arrit shumë shpejt. Sfida ime me Joshua është përballja më e madhe dhe duam ta zgjidhim këtë çështje në qetësi dhe më pas të hedhim bazat dhe zyrtarizojmë gjithçka”, tha Wilder.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *