Wilder: Unë jam kërcënimi më i madh për Joshua, jo Fury
March 1, 2018
0 comments
Share

Wilder: Unë jam kërcënimi më i madh për Joshua, jo Fury

Boksieri amerikan Deontay Wilder ka deklaruar sot se Anthony Joshua gabon kur mendon se kërcënimi më i madh për të është Tyson Fury. Wilder, kampion bote në peshat e rënda në kategorinë WBC do të përballet ditën e diel ndaj kubanezit Luis Ortiz dhe mendon se ai është boksieri më i frikshëm në botë. Por Anthony Joshua e ka cilësuar në disa raste patriotin e tij Tyson Fury si rivalin më të rrezikshëm, ndërsa Wilder mendon se grushtet e tij janë të paarritshme nga rivalët në këtë kategori.

Boksieri britanik Anthony Joshua

Të gjithnjë njerëzit përqark Joshua e mbrojnë dhe e llastojnë, por mendoj se dikush duhet t’i thotë të vërtetën në vesh se po ecën në rrugën e gabuar dhe se rivali më i rrezikshëm për të jam unë. Të gjithë e dinë se Tyson Fury nuk është më kërcënim për askënd dhe më i rrezikshmi në peshat e rënda jam unë”, u shpreh Deontay Wilder, 39 fitore dhe asnjë humbje ne karrierën e tij si profesionist. “Të gjithë e dinë se kush ka fuqinë që të mposhtë një rival brenda 15 sekondash të raundit të parë”, tha Wilder.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *