Wilder thumbon rivalët: Kanë frikë se mos humbasin shifrën “0” të humbjeve
October 8, 2017
0 comments
Share

Wilder thumbon rivalët: Kanë frikë se mos humbasin shifrën “0” të humbjeve

Boksieri amerikan Deontay Wilder, kampion i botës në peshat e rënda në kategorinë WBC, ka thumbuar sot sërish rivalin britanik Anthony Joshua, duke thënë se ky i fundit ka frikë të përballet me të në ring, ndaj dhe refuzon që të unifikojnë titujt. Wilder, që më 4 nëntor do të mbrojë titullin kamion ndaj kanadezit Bermane Stiverne, tha: “Nuk e di se çfarë dreqin po ndodh me divizionin e peshave të rënda. Nuk e kuptoj se përse njerëzit nuk urdhërojnë një përballje me nesh. Unë dua që ta zhvilloj sa më shpejt këtë përballje me Joshua dhe jo në 2020-n, kur të jem plakur”, u shpreh boksieri amerikan, 31 vjeç dhe i pamposhtur në ring gjatë karrierës (38 fitore, 37 me KO dhe asnjë humbje).

Boksieri amerikan Deontay Wilder

Edhe Joshua do të ngjitet në ring një javë më herët, teksa më 28 tetor do të duelojë në kardit ndaj bullgarit Kubrat Pulev, ku do të mbrojë titujt kampionë bote te kategorisë IBF dhe WBA. Por Wilder kërkon që titujt kampionë t’i mbajë një i vetëm, ndaj kërkon që kjo sfidë me Joshua të zhvillohet vitin tjetër. “Nuk e kuptoj se përse këta njerëz janë të frikësuar nga unë. Jua them unë arsyen, pasi asnjë nga këta boksierë kampionë nuk dëshiron që t’u ikë shifra “0” e humbjeve, pasi ndaj meje e kanë të sigurt humbjen. Nuk duan që të humbasin rekordin e tyre. Unë ju premtoj se Joshua e mund brenda 3 raundeve”, u shpreh më tej boksieri amerikan Deontay Wilder.

Boksieri britanik Anthony Joshua

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *