Wilder tallet sërish me Joshua: Amerikanët nuk e njohin emrin e tij
Boksieri amerikan Deontay Wilder, që më 3 mars do të mbrojë titullin kampion bote të peshave të rënda në kategorinë WBC ndaj kubanezit Luis Ortis, ka thumbuar sërish kampionin tjetër të botës, britanikun Anthony Joshua. Sipas Wilder, Joshua nuk është dhe nuk ka për të qenë kurrë i famshëm po nuk u përball me të, dhe mbi të gjitha, po nuk dueloi në Amerikë, ku sipas tij është edhe fama. Joshua duelin e radhës e ka ndaj Joseph Parker, sfidë që do të zhvillohet në Kardif.
Wilder kercenon Joshua: Pasi ta mund, askush nuk do te kujtohet per te
“Joshua mund të ketë të gjithë kombin e tij nga pas, por vetëm kaq. A ka dëshirë ai që të kujtohet si një kampion bote në peshat e rënda? Atëherë duhet të vijë të duelojë këtu, në Amerikë, pasi ai nuk është një kampion që ka dueluar ndonjëherë këtu. Këtu, në Amerikë, askush nuk e njeh emrin e tij. Ata e konsiderojnë thjesht si një djalë trupmadh nga Anglia. Dhe kjo është e vërteta”, u shpreh boksieri Deontay Wilder, 39 fitore dhe asnjë humbje në karrierë.