WILDER: PRES JOSHUAN PËR TË UNIFIKUAR TITUJT
May 14, 2017
0 comments
Share

WILDER: PRES JOSHUAN PËR TË UNIFIKUAR TITUJT

Deontay Wilder, kampion i botës në peshat e rënda në kategorinë WBC, ka konfirmuar se synon që të jetë ai rivali i radhës i britanikut Anthony Joshua, që mban titullin e kategorive IBF dhe WBO.

“Është momenti që të nisim unifikimin e titujve kampionë. E gjithë bota e kërkon këtë sfidë, ndaj unë jam gati t’u japim të gjithëve një duel të madh”, ka thënë sot Wilder për mediat amerikane. Ai shpreson që të përzgjidhet nga Joshua si rival, duke qenë se britaniku synon të fitojë famë edhe në Amerikë. Dhe Wilder do të ishte kandidati më i mirë, madje i vetëm, që mund të përballej me Joshua në “tokën e premtuar”, në një tjetër sfidë për britanikun.Joshua gjate duelit te fundit te fituar ndaj Klitschko“Fansat e duan këtë sfidë, ndaj le t’ua japim atyre këtë përballje. nëse ndaj Klitschko ishin 90 mijë shikues, ju garantoj se brenda 15 minutash do të shesim 100 mijë bileta për atë sfidë. Në veshët e mi ende dëgjoj fansat që thonë “Joshua-Wilder, Joshua-Wilder”. Ndaj është koha që këtë sfidë ta bëjmë realitet. Edhe unë jam i pamposhtur dhe do të mbeten i tillë edhe pas këtij dueli”, u shpreh më tej Ëilder, një nga boksierët me më shumë përvojë ne peshat e rënda. Boksieri amerikan ka zhvilluar 37 duele si profesionist, i ka fituar të gjitha (36 me KO). Një përballje që do të niste unifikimin e titujve në peshat e rënda, por Joshua është ende në dilemë për sa i përket rivalit të radhës.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *