Wilder pranon ftesën e Joshua për duel: Le të zgjedhim më të mirin
April 2, 2018
0 comments
Share

Wilder pranon ftesën e Joshua për duel: Le të zgjedhim më të mirin

Boksieri amerikan Deontay Wilder ka deklaruar sot se është gati të përballet me rivalin britanik Anthony Joshua, në sfidën që do të unifikonte në një person të vetëm titujt kampionë bote në peshën e rëndë. Wilder mban titullin e kategorisë WBC, ndërsa Joshua ato të kategorive WBO, WBA dhe IBF, ndërkohë që britaniku mposhti të shtunën neo-zelandezin Joseph Parker, duke mundur një tjetër kampion bote, tashmë “ish”.

Si Wilder ashtu edhe Joshua janë të pamposhtur në ring, ndaj kjo është sfida që dëshirojnë të shohin të gjithë, por duket se për momentin problem mbetet marrëveshja, kryesisht ajo financiare. Në një deklaratë për mediat, Wilder tha: “Sa turp dueli mes Joshua dhe Parker, një poshtërsi për sportin tonë. Parker berë një duel të mirë për atë Zot, ti nuk ke asnjë faj, ti je kampioni i vërtetë. Joshua, e pranoj sfidën tënde”, u shpreh Wilder.

Por duket se kjo sfidë është e vështirë për t’u realizuar, pikërisht për shkak të marrëveshjes financiare, ndaj dhe Eddie Hearn, menaxheri i Joshua, tha: “Ata nuk e duan këtë sfidë. Joshua i ka fituar të gjitha duelet, të gjithë titujt, është përballur me të gjithë kampionët. Nëse zhvillon duelin e 22-të ndaj Wilder ka shansin të bëhet kampioni i padiskutueshëm i botës në peshat e rënda. Por stafi i Wilder nuk na kontakton”.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *