Wilder: Pranë marrëveshjes me Joshua, mund të zhvillojmë dy sfida
Boksieri amerikan Deontay Wilder, kampion i botës në peshat e rënda, në kategorinë WBC, ka deklaruar sot se është shumë pranë arritjes së një marrëveshje me britanikun Anthony Joshua, kampionin tjetër të botës, por në kategoritë IBF dhe WBA. Duket se sfida e madhe që të gjithë presin, për unifikimin e titujve kampionë bote në peshat e rënda në një boksier të vetëm, është shumë pranë. “Përfundimisht, mund të them se jemi shumë pranë marrëveshjes. Palët janë takuar dhe situata nuk është si një muaj më parë. Gjithsesi, nuk besoj se sfida e radhës do të jetë mes nesh, pasi fillimisht do të bëjmë nga një tjetër duel përgatitur, para se të kryëzojmë dorezat”, ka thënë Wilder.
Pra, duket se palët kanë rënë dakord që të përballen mes tyre në gjysmën e dytë të 2018-ës, teksa Wilder pritet fillimisht të duelojë me Dillian White, ndërsa Joshua do të përballet me një tjetër kampion bote, Joseph Parker. Këto sfida “përgatitore” mund të zhvillohen në mars ose prill të 2018-ës dhe më pas do të kemi duelin e madh të peshave të rënda. Por Wilder ka rrëfyer se mund të zhvillohen dy sfida mes tij dhe Joshua: “Mund të zhvillojmë një përballje të dyfishtë, një në Britaninë e Madhe dhe një në Amerikë. Këto do të jenë dy sfida që do të prodhojnë edhe shumë të ardhura”, tha më tej boksieri britanik. “Unë do ta mund Joshua dhe do ta çoj t’i bëj shqoëri Bermane Stiverne”, u shpreh më tej boksieri amerikan.