Wilder: Pasi të mund Ortiz, do të bëhem njeriu më i rrezikshëm në botë
February 12, 2018
0 comments
Share

Wilder: Pasi të mund Ortiz, do të bëhem njeriu më i rrezikshëm në botë

Deontay Wilder, kampioni i botës në peshat e rënda në kategorinë WBC e sheh si mjaft të rëndësishëm duelin e 3 marsit, ku do të përballet me kubanezin Luis Ortiz, pasi ky triumf do ta bënte njeriun më të rrezikshëm në botë. Të dy boksierët janë të pamposhtur, Ortiz 28 fitore e asnjë humbje), ndërsa Wilder ka rekordin e 40 fitoreve e asnjë humbje).

Wilder synon rekordin e 50 fitoreve te Mayweather

Në prag të duelit që do të zhvillohet në Nju Jork, boksieri amerikan tha: “Pasi të mund Ortiz, automatikisht bëhem njeriu më i rrezikshëm në botë. Unë nuk jam aspak i shqetësuar nga kjo sfidë dhe se çfarë surprize do të rezervojë ajo për mua. Do të jetë një “shock” për të gjithë dhe një surprizë për shumë njerëz”.

Më tej, kampioni amerikan i boksit shtoi: “Kam një instikt natyral të vrasësit, kam lindur me këtë instikt. Kur ndjej erën e gjakut, probleme për atë që është para meje. Pasi bie gongu, mund ta godasësh trupin e rivalit në çdo mënyrë. Unë nuk kam ndërmend të ndryshoj stilin tim se njerëzit më konsiderojnë të egër. Përse duhet ta bëj?”.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *