Wilder: Ortiz po luan me vdekjen
February 28, 2018
0 comments
Share

Wilder: Ortiz po luan me vdekjen

Boksieri amerikan Deontay Wilder do të mbrojë më 3 mars titullin kampion bote në peshat e rënda të kategorisë WBC ndaj kubanezit Luis Ortiz. Kjo mbetet padyshim sfida më e vështirë për Wilder në 39 duele të karrierës së tij, të gjitha të fituara, por edhe Ortiz është një boksier që nuk e njeh fjalën humbje. Pavarësisht kësja, amerikani e konsideron sfidën “normale”, si gjithë të tjerat dhe gati për të hedhur në tapet një tjetër rival edhe pse i pamposhtur. “Luis do të mësojë për herë të parë fjalën humbje edhe pse në një moshë të madhe. Më vjen keq për të, por unë kam një karrierë për të çuar përpara”, u shpreh Deontay Wilder.

Shifrat e boksiereve Luis Ortiz dhe Deontay Wilder

Jam në formë dhe gati për t’u ngjitur sërish në ring, për t’i treguar Ortiz se me mua nuk bëhet shaka, se ai po luan me vdekjen. Sa do që të lëvizë në ring, ai nuk ka asnjë shans t’i shpëtojë grushtit tim. Kjo sfidë do të më afrojë edhe më shumë drejt unifikimit të titujve kampionë bote në peshat e rënda, për të qenë më i miri. U them rivalëve të mos fshihen, por të përballen me më të mirin”, tha 32-vjeçari Deontay Wilder, 39 fitore (38 me KO) dhe asnjë humbje në karrierë. Ndërsa 38-vjeçari Luis Ortiz ka 28 fitore (24 me KO) dhe asnjë humbje në karrierën e tij. Kjo sfidë e peshave të rënda në boks do të Nju Jork.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *