Wilder: Ortiz do ta bëj shembull për të gjithë rivalët
Kampioni i botës në peshat e rënda, boksieri amerikan Deontay Wilder, që më 31 mars do të mbrojë titullin kampion të kategorisë WBC ndaj kubanezit Luis Ortiz, ka deklaruar sot se e ka të sigurt fitoren, që për të do të jetë e 40-ta në po kaq duele të zhvilluara. Wilder nuk ka asnjë humbje në karrierë (39 fitore), 38 duele i ka fituar me KO dhe këtë gjë synon të realizojë edhe ndaj Ortiz. Madje amerikani shprehet se fitorja ndaj Luis Ortiz do të jetë një shembull për të gjithë rivalët e tjerë të peshave të rënda.
“Njerëzit thonë se ai ka aftësi të mira, që ka dëshirë, që është “king kong”. Ndoshta ai mund t’i ketë të gjitha këto aftësi, por Wilder do t’ia tregojë qejfin atij boksieri. Do të realizoj një fitore që do të jetë një shembull për të gjithë ata që duan të përballen me mua”, tha Wilder për mediat. Kjo sfidë duhej të ishte zhvilluar vitin e kaluar, por Ortiz doli pozitiv dhe përballja u shty për këtë vit. Edhe boksieri kubanez është i pamposhtur në ring (28 fitore), ndaj pritet një përballje e fortë në ring.