Wilder: Nuk ndryshoj mendje, do të dueloj me Tyson Fury
August 29, 2018
0 comments
Share

Wilder: Nuk ndryshoj mendje, do të dueloj me Tyson Fury

Pas Tyson Fury ka qenë radha e Deontay Wilder të dalë në skenë dhe të konfirmojë se dueli mes dy boksierëve do të zhvillohet normalisht dhe se asnjëri nga dy boksierët nuk është tërhequr. Sfidë që me shumë gjasa do të zhvillohet në mesin e nëntorit në Las Vegas dhe që do të jetë e vlefshme për titullin kampion bote të kategorisë WBC në peshën e rëndë, që mbahet nga Wilder.

Ja deklarata e Fury ne lidhje me sfiden ndaj Wilder

Ju konfirmoj se dueli me Fury do të zhvillohet, unë nuk kam ndryshuar mendje. Për të dy ne kjo përballje do të thotë edhe fitim i madh dhe të dy do të jemi të pasur pas kësaj sfide. Por nuk është ky qëllimi i këtij dueli. Tyson Fury do të ngjitet në ring, ku do të poshtërohet nga unë, ai dhe të gjithë njerëzit që e ndjekin”, u shpreh Deontay Wilder.

Të dy boksierët janë të pamposhtur në ring, me Wilder që numëron 40 fitore dhe asnjë humbje në karrierën e tij, ndërsa Fury ka 26 fitore dhe asnjë humbje. Nga kjo sfidë parashikohet që boksieri britanik të arkëtojë rreth 20 milionë dollarë. Për t’u përcaktuar ka mbetur vetëm data e saktë se kur do tën zhvillohet sfida, më 7 apo 15 nëntor.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *