Wilder: Nuk kam nevojë për emrin e Joshua për publicitet
October 24, 2018
0 comments
Share

Wilder: Nuk kam nevojë për emrin e Joshua për publicitet

Boksieri amerikan Deontay Wilder ka hedhur poshtë akuzat e Eddie Hearn, menaxherit të Anthony Joshua, sipas së cilit amerikani përdor emrin e rivalit britanik për të fituar më shumë popullaritet dhe shitur sa më shumë PPV (pay per view-paguaj për ta parë). Edhe pse të gjithë shprehen se duan të shohin një duel të madh të peshës së rëndë mes Joshua e Wilder, ky i fundit ka deklaruar se nuk është aspak i interesuar për këtë përballje në rast se nuk paguhet sa duhet.

Unë nuk jam fokusuar te Joshua dhe tek ajo që thotë ai apo njerëzit e tij. Unë nuk kam nevojë për emrin e tij për të bërë famë, unë jam një boksier i madh pasi i mposht të gjithë. Nuk më intereson emri i tij, pasi statuset e mia janë fitoret e mia në ring”, tha Wilder. Ai shtoi se është fokusuar te dueli ndaj Tyson Fury, me të cilin do të përballet më 1 dhjetor, në stadiumin “Staples Center” të Los Anxhelosit, ku dhe do të mbrojë titullin kampion të kategorisë WBC.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *