Wilder nuk heq dorë: Pas Ortiz, dua fituesin e duelit Joshua-Parker
January 16, 2018
0 comments
Share

Wilder nuk heq dorë: Pas Ortiz, dua fituesin e duelit Joshua-Parker

Muaji mars do të dhurojë dy përballje të forta në peshat e rënda në boks, teksa do të kryqëzojnë dorezat mes tyre 4 boksierë të pamposhtur në ring. Fillimisht do të përballen më 3 mars Deontay Wilder e Luis Ortiz, me të parin që do të mbrojë titullin kampion bote në peshën WBC. Ndërsa më 31 mars, do të duelojnë dy kampionë bote në peshat e rënda, Anthony Joshua (IBF, WBO dhe IBO) dhe Joseph Parker (WBA). Ndaj në muajin mars pritet që të hidhet hapi i parë drejt unifikimit të titujve kampionë bote, ndaj Wilder kërkon që në fund të vitit të ketë vetëm një kampion të padiskutueshëm bote në peshat e rënda.

Boksieret Luis Ortiz dhe Deontay Wilder

Boksieri amerikan shprehet i sigurt në fitoren ndaj kubanezit Ortiz dhe fton fituesin e përballjes tjetër të përballet me të. “Nuk ka asnjë dyshim që unë do ta fitoj duelin me Ortiz. Do të bëj atë që kam bërë gjithnjë, do të fitoj, madje me KO, pasi jam specialist i fitoreve me KO. Unë do të përballem më tej me fituesin e duelit Joshua-Parker, Divizioni i peshave të rënda është shumë i rëndësishëm për sportin e boksit dhe po kaq e rëndësishme është që vetëm një person t’i mbajë të gjithë titujt kampionë bote”, u shpreh Deontay Wilder, 39 fitore në karrierën e tij si profesionist (38 me KO) dhe asnjë humbje.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *