Wilder konfirmon sfidën e radhës
January 22, 2019
0 comments
Share

Wilder konfirmon sfidën e radhës

Marrëveshja e revanshit të duelit të peshës së rëndë mes boksierit amerikan Deontay Wilder dhe britanikut Tyson Fury është shumë pranë. Lajmin e ka konfirmuar sot Wilder, që mban titullin e kategorisë WBC.

Jam gati për të nisur fazën përgatitore për duelin e radhës. Revanshi? Thuajse gjithçka është gati. Në këto momente gjërat janë në rrugën e duhur për një sfidë të dytë me Fury”, u shpreh Wilder, 41 fitore e 1 barazim në karrierën e tij.

Më tej, i pyetur se kur mund të zhvillohet kjo sfidë, boksieri amerikan tha se gjasat janë që dueli të organizohet në maj. “Do të ngjitemi sërish në ring për të kryqëzuar dorezat me Fury, duke organizuar një tjetër duel të madh. Jam i sigurtë që do të fitojmë edhe më shumë parà se në sfidën e parë, më shumë se sa në duelet e tjera. Më shumë gjasa, këtë herë do të duelojmë në Las Vegas”, tha Wilder.

Sfida e parë mes Wilder dhe Fury, zhvilluar më 2 dhjetor në Los Anxhelos, u mbyll në barazim. WBC ka urdhëruar dy boksierët që brenda datës 4 shkurt të gjejnë marrëveshjen për titullin kampion.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *